Shteti serb ka nisur vitin 2024 me vendime të ‘ashpra’, të cilat mund ta prekin edhe sigurinë e Ballkanit Perëndimorë, veçanërisht Kosovën.
Këtë të enjte (4 janar), Serbia ka marrë vendim që të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, me arsyen e ngritjes së sigurisë dhe mbrojtjen e vendit.
Detyrimi ushtarak po shihet si një kërcënim direkt për Kosovën, pasi sipas njohësve të çështjeve të sigurisë në vend, plani i Serbisë është që t’i përvetësojë katër komunat në veri të Mitrovicës.
Po ashtu ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se shumë shpejtë mund të shpërthejë një luftë e tretë botërore, duke mos përjashtuar edhe Kosovën.
Kështu të paktën pohon njohësi i sigurisë, Avni Islami.
Ai për Arbresh.info thotë se themelet e sigurisë në përgjithësi në gjithë botën janë lëkundur dhe rikthimi i detyrueshëm i ushtrisë në Serbi, sipas tij, është një paralajmërim se po ndryshon situata në botë.
“Thirrja e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë për detyrim ushtarak, është një paralajmërim që situata gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Evropë dhe Ballkan, por edhe në botë po ndryshon, për shkak se janë lëkundur themelet e sigurisë në përgjithësi për shkak të luftës në Ukrainë dhe shpërthimi i një vatre tjetër në Lindjen e Mesme”, thotë Islami.
Madje, Islami paralajmëron rrezikun e shpërthimit të një lufte të tretë botërore.
Ai është i mendimit se shumë lehtë mund të shpërthejë një luftë e tretë botërore, duke iu referuar këtu një lufte të mundshme në Kosovë nga Serbia, për të cilën gjë thotë se ka përkrahjen e Rusisë dhe Kinës.
“Mendoj që mjafton edhe një vatër, e që shumë lehtë mund të implikohen vendet e tjera dhe të shpërthejë lufta e tretë botërore. Duke i nuhatur këto dhe duke e pasur krahun e Rusisë e Kinës, Serbia ka marr zemër që mund t’ ja dalin që të bëjnë ndryshime në Evropë, sepse qëllimi i krejt asaj është që Evropa të mos ndikohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shprehet Islami.
Megjithatë, pavarësisht një rreziku të mundshëm të shtetit të Kosovës nga Serbia, Islami shpresat i ka te Aleanca Veriatlantike, NATO dhe SHBA.
“Pavarësisht kësaj, momentalisht nuk shoh rrezik, përderisa Aleanca Veriatlantike është jashtëzakonisht e fuqishme dhe bashkimi ose uniteti i vendeve anëtare të NATO-s dhe SHBA-së, e bënë që paqja dhe siguria të ruhet, jo vetëm në Evropë dhe Ballkan, por edhe në botë. Mirëpo, pavarësisht kësaj, pra vendet e Ballkanit, sidomos ato që kufizohen me Serbinë duhet pasur kujdes sepse një thirrje e tillë e ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, dhe autoriteteve të Serbisë, tregon se shteti serb është një vend i interesuar ta destabilizojë jo vetëm rajonin, por edhe më gjerë”, thekson Islami.
Elezi: Serbia ka në plan t’i përvetësojë katër komunat në veri të Mitrovicës
Ndërsa për njohësin tjetër të sigurisë, Bedri Elezi, rikthimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi është një mesazh i qartë për sigurinë në vend dhe jo vetëm.
Madje, ai pohon se Serbia ka plan që t’i përvetësojë katër komunat veriore.
Elezi pohon se plani i Serbisë është që t’i përvetësojë katër komunat në veri të Mitrovicës.
“Në fakt informacioni i fundit që Qeveria e Serbisë ka marr një vendim që ta rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak është mesazhi më i rëndë sa i përket sigurisë në Kosovë dhe po ashtu në gjithë gadishullin Ballkanik. Siç duket tanimë Serbia ka plane të qarta agresioni dhe fillimisht tenton që të bëjë në drejtim të Kosovës, duke tentuar ta marrë, apo mund të themi të invadojë (pushtojë) Kosovën, duke tentuar që katër komunat me shumicë serbë në Mitrovicën e veriut në mënyrë të dhunshme t’ i përvetësojë”, shprehet Elezi.
Mes tjerash, Elezi theksoi se ushtria e Serbisë është furnizuar mjaftueshëm me armatime ushtarake, teksa potencoi se pas furnizimit me armatim, e njëjta po përgatitet me numrin e ushtarëve, për një luftë ballkanike.
“Ne e dimë që Serbia në vazhdimësi është përgatitur ushtarakisht duke blerë armatime të ndryshme nga më të fundit, dhe siç duket tanimë është furnizuar mjaftueshëm për të ushtruar një luftë ballkanike këtu në Ballkan dhe si duket tanimë dëshiron të sigurohet edhe me burimet njerëzore, në këtë rast pjesëtarët e ushtrisë së saj dhe e ka bërë të detyrueshëm shërbimin ushtarak. Kjo normë, e cila në Evropë nuk zë vend dhe është një diçka që i takon vetëm vendeve të cilat kanë pretendime territoriale ndaj vendeve të tjera dhe të cilat e kanë qasjen agresive apo mund të themi qasje për shkëputje territoriale për vende të caktuara”, u shpreh Elezi.
Ndryshe, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë nisi një iniciativë dhe i propozoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq rikthimin e detyrimit për të shërbyer në ushtri deri në katër muaj.
Ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq deklaroi se nisma po fillon në bazë të një vlerësimi të situatës së sigurisë në vend dhe se shumë vende evropiane po riaktivizojnë detyrimin për të shërbyer në ushtri.
Në Serbi shërbimi i detyrueshëm ushtarak u hoq më 1 janar 2011, që atëherë vetëm ata që duan, shkojnë vullnetarisht në ushtri.
Vendet evropiane që nuk e kanë hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak janë Zvicra, Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Austria, Turqia, Estonia, Rusia, Bjellorusia, Ukraina, Greqia dhe Qipro./Arbresh.info/Ejona Hyseni
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...
Drenusha nuk e lë Gjestin të fle, i shkon në shtrat me tigan...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të Federatës së S...
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...