Google ADS

Një fëmijë pesëvjeçar vdes nga COVID-19 në Shqipëri

12:21 | 26 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë.

Siç raporton Lapsi.al, një fëmijë pesëvjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.

Ai ishte shtruar në spitalin e Sarandës rreth 8 ditë më parë, pas infektimit me koronavirus.

Për shkak të gjendjes së rënduar ai u transportua me helikopter drejt Tiranës e më pas drejt Turqisë, por nuk ka mundur t’i mbijetojë virusit vdekjeprurës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme