Policia e Kosovës, ka arrestuar një të dyshuar i cili lëshonte pasaportë të vaksinimit Covid-19 të Serbisë, pa u vaksinuar.
I dyshuari B.M, është arrestuar të hënën. Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orë.
Komunikata e plotë:
Sot më datën 04.10.2021, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinës pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka realizuar një operacion policor të suksesshëm me ç ‘rast është arrestuar personi i dyshuar me iniciale (B.M.) lidhur me dyshimet se i njëjti merret me veprimtari të kundërligjshme të pajisjes me dëshmi-pasaportë të vaksinimit Covid- 19 të Republikës se Serbisë, pa u vaksinuar fare.
I dyshuari kundrejt shumës së pagesës ka mundësuar pajisjen me dëshmi-pasaportë të vaksinimit Covid 19 pa u vaksinuar fare, duke i futur të dhënat e personave edhe në sistemin e vaksinimit të Republikës së Serbisë.
Me këto veprime personi i dyshuar i lartcekur me iniciale (B.M.), dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” sipas kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK-ës)
Ndaj të dyshuarit pas intervistimit, Prokurori i Shtetit nga Prokuroria kompetente ka nxjerrë aktvendim mbi ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejme.
Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit mbetet e përkushtuar që në bashkëpunim me autoritetet tjera shtetërore të parandaloj veprat penale dhe me profesionalizëm të luftoj çdo veprim të kundërligjshëm që cenon sigurinë apo shëndetin e qytetarëve të vendit në një mënyrë apo tjetër./arbresh.info/
Xuxi: Që të mos dalë çika ime gënjeshtare para shoqeve, jam ...
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Harris dhe Trump intensifik...
Pas lajmeve se Real Madridi dëshiron ta shesë – Tchouameni k...
Gjermania do t’i mbyllë 3 konsullata iraniane, pas ekzekutim...
Haradinaj sot bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit
Aksident trafiku te Qafa në Prishtinë, përfshihen dy automje...