Reagimin e raportueses së Parlamentit Europian për Kosovën, Viola von Cramon rreth pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë, përfaqësuesit politikë atje e kanë vlerësuar pozitiv.
Ky reagom cilësohet pozitiv dhe kërkohet me urgjencë që dukuria e pasivizimit të adresave të shqiptarëve të ndërpritet.
“Reduktimi i numrit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe spastrimi etnik përmes mjeteve administrative është konstatuar edhe nga shumë organizata ndërkombëtare dhe ato që janë në nivel vendi”, tha për RTK-në Ragmi Mustafa, kryetar i KNSH-së.
“Është me vend, absolut me vend dhe kjo pa asnjë dyshim se duhet të ngrihen në këto instanca të vendimmarrjes në Europë, pse jo edhe në SHBA sepse ky pasivizim në një mënyrë depërton, largon shqiptarët nga autoktonia e tyre”, tha Ragmi Mustafa, zëvendëskryetar i komunës së Preshevës.
Shlyerja nga regjistri civil i qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë është cilësuar me tendencë të ndryshimit të strukturës demografike në këtë zonë etnike shqiptare.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...