Google ADS

Ndalohet tregtia e shpezëve në Kosovë pas shfaqjes së gripit Avian-Influenza

18:25 | 7 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se është ndaluar tregtia shpezëve dhe lëvizjen e tyre nga fermat, pas shfaqjes së gripit të shpezëve Avian-Influenza.

Sipas komunikatës vendimi hynë në fuqi nga data 7 tetor.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë më 1 tetor kishte njoftuar fermerët se një rast i gripit të shpezëve i quajtur “Avian Influnza” është shfaqur në Sekiraqë të Podujevës.

Komunikata e plotë:

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot me datë 07.10.2021 nxjerrë ‘’Vendim’’ me nr. 6880/2, Për masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes Gripi i Shpezëve-Avian Influenza. Bazuar në Ligjit Nr. 2004/21 për Veterinarinë, neni 7, pika 4, të Udhëzimit Administrativ Nr. 2005/24 për Luftimin e Sëmundjes Zoonotike të Shpezëve” Gripi i Shpezëve”. Vlerësimit të situatës epizootiologjike paraqitjes se disa rasteve në regjine të ndryshme.

Vendimi zbatohet në gjithë territorin e Republikës se Kosovës

I. Masat e përgjithshme:

a) Ndalimin e lëvizjes së shpezëve nga fermat dhe tregtimi i tyre në tregjet e kafshëve – shitblerja e shpezëve;
b) Dezinfektimi i objekteve dhe zonave përreth ku ka shpërthim të sëmundjes;
c) Përcaktimi i zonave të mbrojtura (3 km) dhe gjurmueshmëria e sëmundjes (10 km);
d) Njoftimi i rasteve të dyshimta për sëmundjen Gripi i Shpezëve;
e) Vizita e fermave të dyshuara nga ambulancat veterinare në koordinim me inspektorët veterinar, marrja e mostrave dhe dërgimi në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë
f) Përcaktimi i lokacioneve dhe groposja e shpezëve të ngordhura.

II. Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja shpezëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje në thertore të licencuara vetëm me pëlqimin e inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën në pranimin e shpezëve në hapësirat e tyre.
IV. Obligohen të gjitha Komunat, Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.

V. Vendimi hynë në fuqi sot datë 07.10.2021./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme