Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, administratorit të grupit “Albkings”, të dyshuarit E.N.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, mbrojtësi i të dyshuarit E.N., avokati Besnik Beqiri.
Caktimi i kësaj mase, është bërë nga gjykatësja e procedurës paraprake, pas mbajtjes së seancës dëgjimore.
Ndërsa, në njoftimin e Gjykatës thuhet se kjo masë u vlerësua e duhur, duke marrë parasysh faktin se i pandehuri E.N është shtetas i huaj (shtetas i Republikës së Serbisë) dhe nuk ka vendbanim në Republikën e Kosovës dhe se lehtësisht mund të largohet nga Kosova me qëllim që t’i shmanget procedurës që zhvillohet kundër tij, duke pasur parasysh dëmin që është shkaktuar të dëmtuarve.
Në njoftimin e gjykatës, thuhet se E.N dyshohet se në vazhdimësi nga nëntori i vitit 2023 e deri më 12 shkurt 2023 në Obiliq dhe qytete tjera të Kosovë, në cilësi të administratorit në grupin “Albkings” në aplikacionin “Telegram”, bashkë me persona tjerë të paidentifikuar, ka shpërndarë tek personat e tretë pa autorizim fototografi, video-intime dhe numër të telefonit të dy të dëmtuarave.
Po ashtu, thuhet se ka ofruar edhe të dhëna tjera kryesisht të gjinisë femërore në Telegram dhe rrjete tjera për qëllim prostitucioni.
“I pandehuri E.N dyshohet se në vazhdimësi nga muaji nëntor i vitit 2023 e deri më datë 12.02.2024 në Obiliq dhe qytete të tjera të ndryshme të Kosovës, në cilësi të njërit nga administratorët e grupit “Albkings” në aplikacionin Telegram e duke vepruar në bashkëkryerje me personat NN ende të paidentifikuar, ka ofruar dhe shpërndarë tek personat e tretë pa autorizim fotografi, video intime dhe numër të telefonit të dy të dëmtuarave, si dhe të dhënat e identifikimit edhe të personave të tjerë-kryesisht të gjinisë femërore në grupin “Albkings” në rrjetin social Telegram, por edhe në rrjete të tjera sic është aplikacioni TikTok, për qëllime të prostitucionit siç janë emrat, mbiemrat, adresat dhe numrat e telefonave të tyre”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
LEXO EDHE:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...