Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar Projektligjin për Qeverinë e Kosovës.
Në këtë mbledhje kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky Projektligj është në harmoni me Kushtetutën.
Ai po ashtu tha se deri tash ka pasur qeveri të ndryshme që kanë miratuar projektligje të ndryshme, por jo edhe një për vete.
“Është në përputhje të plotë me Kushtetutën. I përgatitur nga Zyra e Kryeministrit që ka përfshirë hulumtime e komente të ndryshme nga ekspert e shoqëria civile, si dhe nga Komisioni i Venecias. Ndër vite kemi pasur qeveri të ndryshme por asnjëherë një ligj për vete. Ne tash ligjin për punën dhe kompetencën po e kompletojmë”, tha Kurti në mbledhje e cila ishte e fundit për këtë vit./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin