Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka udhëtuar sërish për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Latifi ka udhëtuar në Nju Jork të premten dhe pritet të kthehet në javën e parë të janarit, shkruan Gazeta Shneta.
Udhëtimin e tij e ka konfirmuar edhe këshilltari Drin Podrimçaku. “Po ka udhëtuar dhe kthehet më 3 janar”, ka deklaruar ai. Podrimçaku ka thënë se ministri ka udhëtuar për arsye personale.
Latifi është emëruar ministër i Shëndetësisë më 16 nëntor të këtij viti. Kjo është hera e dytë që ai kthehet në SHBA për çështje personale.
Pas rikthimit në herën e parë, Latifi në një deklaratë për Gazetën Shneta pati thënë se tanimë është zhvendosur në Prishtinë për të filluar punën si ministër.
E derisa Latifi gjendet në SHBA, në Kosovë tanimë janë konfirmuar nëntë rastet e para me variantin e ri Omicron. Dy prej këtyre rasteve janë identifikuar si të importuara nga SHBA-ja.
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...