Ministrin e Drejtësisë të Danimarkës, Peter Hummelgaard të hënën e 12 shkurtit do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Kështu bëri të ditur, Haxhiu tha se qëllimi i kësaj vizite është takimi i ministrit danez me krerët e institucioneve të Kosovës dhe me grupet parlamentare të opozitës, shkruan Arbresh.info.
“Sa i përket marrëveshjes ndërkombëtare për Mbretërinë e Danimarkës, ministri i Drejtësisë i Danimarkës do të jetë në Kosovë në vizitë zyrtare më 12 dhe 13 shkurt. Qëllimi i kësaj vizite është që të takohet sërish me ne si institucione por edhe me grupet parlamentare opozitare dhe mendoj që kjo marrëveshje duhet të futet në rend dite pas vizitës së tij në Kosovë”, njoftoi ajo.
Marrëveshja Kosovë-Danimarkë është nënshkruar në 20 dhjetor të vitit 2021.
Suipas kësaj marrëveshje, Kosova do të ia lëshojë 300 qeli me qira Danimarkës.
Nga kjo marrëveshje, Kosova do të përfitojë 210 milionë euro. Bazuar në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë, kjo marrëveshje parashihet të gjejë zbatim të plotë në periudhë dhjetë vjeçare./Arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin