Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka vizituar shtabin e ushtrisë amerikane në Kosovë.
Ai ka falënderuar ushtrinë amerikane për angazhimin në shuarjen e zjarreve.
Mehaj tha se ushtria amerikane është garanti kryesor i sigurisë në vend.
Postimi i plotë
Ushtria Amerikane ishte dhe është garanti kryesor i sigurisë së vendit tonë, si dhe garanti kryesor i paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe global.
Gjithçka që është ndërtuar, zhvilluar dhe avancuar në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë në vendin tonë në përgjithësi dhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK në veçanti, i atribuohet rolit jetik dhe mbështetjes së pazëvendësueshme të SHBA-së dhe ushtrisë së saj.
Prandaj, edhe prej vizitës sime në Kampin Amerikan “Bondsteel”, shpreh falënderimin dhe mirënjohjen më të lartë për SHBA-në, Departamentin e Mbrojtjes dhe kontingjentin amerikan të KFOR-it, për gjithçka që bënë për lirinë, pavarësinë, ndërtimin, zhvillimin dhe përparimin e vendit tonë.
E në vizitën time, përveç falënderimit për mbështetjes dhe bashkëpunimin e ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, i shpreha falënderimin dhe mirënjohjen edhe për angazhimin e pazëvendësueshëm të fundit të njësisë së helikopterëve në shuarjen e zjarreve.
Zoti e bekoftë SHBA-në dhe ushtrinë e saj!
Zoti e bekoftë miqësinë dhe aleancën tonë të përjetshme!/arbresh.info/
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër