Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka qenë i pranishëm në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore ushtarake në Kuçovë të Republikës së Shqipërisë.
Me anë të një postimi në facebook, Maqedonci e vlerësoi këtë si ngjarje historike që do t’i jap karakter tjetër gjeostrategjik Shqipërisë e Ballkanit në përgjithësi, shkruan Arbresh.info.
“Kjo bazë që do të shërbej si bazë ajrore taktike e operacionale përbën investimin më madhor të Shqipërisë dhe aleancës së NATO-s, si aset i vyer i mbrojtjes kolektive në dekadën më të kërcënuar të sigurisë.”, ka shkruar ai.
Maqedonci uroi që Shqipëria të vazhdojë ndërtimin e flotës moderme ajrore.
“Gjersa Forca e Sigurisë së Kosovës në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit do të ngrisë dhe kapacitetet e saj ajrore, urojmë që Shqipëria të vazhdojë ndërtimin e flotës moderme ajrore. Si çdoherë kombi shqiptar është në anën e duhur të historisë, andaj dhe kjo bazë ashtu si dhe të gjitha kapacitetet ushtarake do të jenë vetëm në funsksion të paqes.”, shtoi ai.
Ndër të tjera, ministri Maqedonci deklaroi se përmes bazës ajrore të Kuçovës, situata e sigurisë në Ballkan tashmë do të shihet nga një prizëm tjetër.
“Përmes bazës ajrore të Kuçovës, situata e sigurisë në Ballkan tashmë do të shihet nga një prizëm tjetër, sigurisht më i konsoliduar se kurrë bashkëpunimi ndërmjet shteteve anëtare të NATO-s dhe fqinjëve tanë që duan stabilitetin.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...