Kryetari i AKR-së dhe pronari i kompanisë Mabetex, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur kompania e tij do të investojë mbi 50 milionë euro në Komunën e Çairit në Maqedoninë e Veriut.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky projekt do t’i ofrojë kësaj komune më shumë hapësira parkingu, gjelbërim si dhe do të ndikojë edhe në aspektin ekonomik.
Postimi i plotë i tij:
Mabetex investon mbi 50 milionë euro ne Komunën e Çairit ne Maqedoninë e Veriut
Në sheshin e Skënderbeut, aty ku bënë roje Heroi Kombëtar në Komunën e shqiptarëve në Shkup, sot, 30 vite pasi ndërtova së bashku me shqiptarët në të katër anët e globit, shpalosa projektin e parë të Mabetex në Maqedonin e Veriut me vlerë mbi 50 milion euro të cilin do ta investoj, ndërtoj e menaxhoj kompania që themelova shumë vite më parë.
Një projekt i jashtëzakonshem që do i sjellë Komunës së Çairit më shumë hapësira parkingu, gjelbërimi, rekreacioni e sporti, dhe që përfundimisht do të përmisojë jetën e qytetareve dhe transformojë hapësirat publike për më shumë zhvillim ekonomik, më shumë turizëm, e më shumë punësim.
Jam i nderuar që kemi zgjedhur Komunën e Çairit për të realizuar këtë investim. Do të lidhim shqiptarët e do ndërtojmë me shije e me stil, siç bëmë gjithandej botes dhe siç po bëjmë sot edhe në Shqipëri.
I jam mirënjohës autoriteteve të Komunës së Çairit dhe Qeverise për bashkëpunimin dhe besimin e dhënë mijëra punëtorëve të Mabetex./arbresh.info/