Largohen shitësit ambulantë nga sheshet e Prishtinës

21:10 | 22 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati Komunal ka larguar nga sheshi “Nënë Tereza”, shitësit ambulantë ilegalë.
Rama këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Sot, inspektorët tanë kanë larguar nga Sheshi ‘Nënë Tereza’ të gjithë shitësit ambulantë, të cilët veprojnë aty pa leje, ilegalisht! Ne nuk mund të lejojmë shitje ilegale të produkteve të pakontrolluara, në sheshet tona, të cilat mund të kenë efekte negative në shëndetin publik”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme