Ka përfunduar takimi mes emsiarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryeministrit, Albin Kurti.
Lajçak pas takimit deklaroi se falë dialogut kemi hasur rezultate të rëndësishme në fund të vitit të kaluar,
“Dje udhëtova drejt Beogradit dhe sot drejt Prishtinës për të diskutuar rreth normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe për të diskutuar sa shumë arritje mund të kemi para zgjedhjeve. Sa i përket dialogut, vitin e kaluar patëm arritje të mira, kemi përfshirë edhe energjinë dhe njohjen e targave, por ka pak progres në normalizimin a marrëdhënieve”, u shpreh Lajçak para mediave.
Ai tha që impelementimi i marrëveshjeve të nis pa vonesa.
Lajçak bëri të ditur se kanë zhvilluar biseda të gjata me kryeministrin Kurti dhe zëvnedëskryeministrit Bislimi.
“Tani natyrisht do të analizoj ato që kam dëgjuar dhe dje në Beograd nga presidenti Vuçiq dhe sot këtu nga partnerët dhe do të njoftoj natyrisht shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe do të përgatisim hapat e ardhshëm të procesit”.
“Ne duam qëe me të vërtetë procesi i normalizimit të vazhdojë sepse sjell benefite për të gjitë qytetarët që jetojnë këtu”, u shpreh emisari Lajçak./Arbresh.info/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...