Google ADS

Kurti uron Xhaferin: Një Maqedoni e Veriut me orientim euroatlantik e larg fijeve të Moskës është ajo që duam

17:40 | 28 Janar 2024
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Talat Xhaferin për marrjen e detyrës së re si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti uroi që miqësia dhe bashkërendimi për projekte të përbashkëta të jenë shënjues të dy qeverive gjatë qeverisjes Xhaferi, shkruan Arbresh.info.

“Ish Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi dëshiroj t’i uroj suksese për detyrën e tij të re, atë të kryeministrit në qeverinë teknike e cila pas tre muajsh do ta çojë në zgjedhje vendin tonë fqinj e partner. Miqësia dhe bashkërendimi për projekte të përbashkëta uroj të jenë shenjues të dy qeverive tona gjatë qeverisjes Xhaferi.”, ka shkruar Kurti.

Ndër të tjera, ai u shpreh i sigurt që do të vazhdohet rruga e bashkëpunimit ndërqeveritar edhe meX Xhaferin, ashtu siç ka ndodhur edhe me paraardhësin e tij, Kovaçevski.

“Një Maqedoni e Veriut me orientim të fortë euroatlantik, partnere e Prishtinës dhe e perëndimit dhe sa më larg Moskës e fijeve të saj, një Maqedoni e Veriut që promovon vlerat e bashkëjetesës dhe lufton diskriminimin etnik, është ajo që dëshirojmë. Për këto synime e për plot bashkëpunime të tjera, jam i sigurt se do të vazhdojmë rrugën e bashkëpunimit ndërqeveritar edhe me homologun z.Xhaferi, ashtu siç ka ndodhur edhe me paraardhësin e tij, z. Kovaçevski, të cilin e përgëzoj për vlerat që reflektoi gjatë drejtimit të tij.”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme