Google ADS

Kurti uron besimtarët për Ramazan: Agjërim të lehtë dhe një muaj të begatë

19:25 | 10 Mars 2024
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga Myftiu Naim Tërnava dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka viztuar xhamitë Pirinaz dhe Alaudin në Prishtinë, që të dyja sapo të restauruara.

Kurti u uroi muajin e shenjtë të Ramazanit besimtarëv teksa u dëshiroi edhe agjërim të lehtë, shkruan Arbresh.info.

“Të gjithë besimtarëve dhe besimtareve të fesë islame u uroj muajin e Ramazanit, muajin e sakrificës dhe përkushtimit për të tjerët, për ditë të bardha e të paqta, për të gjithë. U dëshiroj agjërim të lehtë dhe një muaj të begatë!”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera, ai tha se këto xhami sërish do të ngrisin në qiell thirrjen për besim, që në tokë të bëhen vepra të mira.

“Për mirësi ndaj njëri-tjetrit, e bujari ndaj atyre që kanë më pak. E përgjatë këtij muaji ato do të jenë një mundësi më shumë për të gjetur qetësinë e shpirtit dhe devocionin e zemrës drejt vlerave të besimit, bashkëpunimit, mbrojtjes dhe zhvillimit të paqes.”, ka shtuar kryeministri.

Postimi i plotë:

Marsi i përkujtimeve dhe sakrificës së popullit tonë, i përpjekjeve të pareshtura për çlirim e barazi, bashkë me pranverën, edhe sivjet sjell përjetimin e muajit të agjërimit dhe të ripërtëritjes shpirtërore.

Në prag të Ramazanit, me ministrin Hajrulla, të mirëpritur e shoqëruar nga Myftiu Naim Tërnava vizituam xhamitë Pirinaz dhe Alaudin në Prishtinë, që të dyja sapo të restauruara profesionalisht dhe aq bukur, e që po hapin dyert përsëri për besimtarët.

Këto xhami sërish do të ngrisin në qiell thirrjen për besim, që në tokë të bëhen vepra të mira. Për mirësi ndaj njëri-tjetrit, e bujari ndaj atyre që kanë më pak. E përgjatë këtij muaji ato do të jenë një mundësi më shumë për të gjetur qetësinë e shpirtit dhe devocionin e zemrës drejt vlerave të besimit, bashkëpunimit, mbrojtjes dhe zhvillimit të paqes.

Të gjithë besimtarëve dhe besimtareve të fesë islame u uroj muajin e Ramazanit, muajin e sakrificës dhe përkushtimit për të tjerët, për ditë të bardha e të paqta, për të gjithë.

U dëshiroj agjërim të lehtë dhe një muaj të begatë!/Arbresh.info/

Të ngjashme