Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takur ministrin e Shtetit për Evropë, Stephen Doughty dhe të dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Stuart Peach.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, shkruan Arbresh.info.
“Të dyja palët uruan Forcën e Sigurisë së Kosovës për suksesin në Garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar, ku ekipi i FSK-së u radhit i dyti, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në mesin e ekipeve nga 36 shtete të ndryshme të botës”, thuhet në njoftim.
Tutje, Kurti e falënderoi ministrin e shtetit Doughty dhe emisarin Lord Peach për rolin e rëndësishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj republikës sonë./Arbresh.info/
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...