Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyok, i ka dorëzuar Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Në dorëzimin e këtij raporti, mediat nuk janë lejuar të marrin pamje.
Raporti për vitin 2021 i publikuar të martën, vlerëson ngecje në reformimin e administratës publike dhe sistemin gjyqësor.
Ky raport po ashtu thotë se Kosova duhet ende të bëjë më shumë në luftën kundër korrupsionit ndonëse vlerëson se ka përparime të vogla.
Raporti po ashtu ka përmendur se zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 kanë qenë të organizuara mirë./arbresh.info/
E rëndë, vdes një foshnje e posalindur në QKUK
Lëndohen gjashtë persona në një aksident në Mitrovicë
Shala publikon fotografi të rrallë me Thaçin, Veselin dhe Kr...
Haxhiu kujton Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekje...
Hoti: I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale,...
“Prita që po ma jep naj mesazh t’mirë”- Drenusha ia plas vaj...