Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova rikonfirmon përkushtimin e saj ndaj Deklaratës Universale të të drejtave të Njeriut, në 75 vjetorin e themelimit të saj.
Me anë të një postimi në “X”, Kurti u shpreh se çdo ditë po vazhdon puna për të mbrojtur të drejtat e të gjithëvë, shkruan Arbresh.info.
“Ne vazhdojmë të punojmë pa u lodhur sot çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve, pa përjashtim dhe pa diskriminim”, u shpreh Kurti.
On UDHR’s 75th anniversary, the Republic of 🇽🇰 reaffirms its commitment to the Declaration, expressly enshrined in our Constitution. We continue to work tirelessly—today and every day—to promote & protect the rights of all, w/o exception & w/o discrimination. #HumanRightsDay2023
— Albin Kurti (@albinkurti) December 10, 2023
Data 10 dhjetor është shpallur Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.
Kjo datë është një përkujtim i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua në 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Mbas këtij akti historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që të përhapet, paraqitet, lexohet dhe të shpjegohet, sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet pa marrë parasysh statusin e tyre politik./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...