Google ADS

Kurti: Për këto tri vite dëshmuam se si qeveriset me vullnetin e popullit dhe me duar të pastërta

11:08 | 14 Shkurt 2024
E.K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë foli për 3 vjetorin e fitores së LVV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit të 2021.

Kurti tha se 14 shkurti nuk paraqet vetëm përvjetorin e një fitore elektorale, por është moment i përmbysjes më të madhe politike e demokratike në Kosovën e pas luftës

Kryeministri u shpreh se për këto 3 vite të qeverisjes dëshmuan se mund të qeveriset me duar të pastra.

“Mbledhja e 188 e qeverisë përkon pikërisht me datën e trevjetorit të datës sonë historike të zgjedhjeve të 2021. Tre vjetorin e madh të ndryshimit demokratik, politik dhe shoqëror. 14 shkurti nuk paraqet vetëm fitoren e një partie në zgjedhjet elektorale por edhe momentin e përmbytjes demokratike në Kosovën e pasluftës. Është revolucioni elektoral ku ngadhënjeu mirëqeverisja mbi korrupsionin drejtësia mbi diskriminimin. Për këto vite dëshumam se si qeveriset me vullnetin e popullit me duar të pastërta “, tha Kurti.

Kreu i qeverisë, tutje tha se 14 shkurt është ditë e dashurisë për vlerat dhe interesit të përbashkët të qytetarëve të Kosovës.

“Kosova e 14 shkurtit sot pas tri vitesh është Republikë më e fortë, më e qëndrueshme, më e sigurt dhe më e mirë për të jetuar. Në Republikën e Kosovës më 14 shkurt nuk shënohet thjesht vetëm Dita e Dashurisë ndaj njerëzve të dashur, por shënohet edhe dita e dashurisë dhe përkushtimit ndaj Republikës sonë. 14 shkurti për Kosovën është dita e dashurisë ndaj vlerave dhe interesit të përbashkët. Urime 14 shkurti!”/Arbresh.info

Të ngjashme