Kurti në takim me Borrell: Reciprociteti parimi mbi të cilin do të bazohen veprimet e shtetit të Kosovës

20:48 | 6 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas sesioneve plenare të Samitit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, takoi Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Borrell deklaroi se ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve.

Ai tha se kjo do të duhej të shërbente si momentum i ri për të përshpejtuar arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare si rezultat e dialogut.

Kryeministri Kurti në anën tjetër u shpreh se reciprociteti do të jetë parimi mbi të cilin do të bazohen veprimet e shtetit të Kosovës.

Po ashtu e njoftoi sërish Borrellin për pengesat jo-tarifore që Serbia u bën prodhuesve tanë, siç ishte rasti më i fundit me kamionin që u bllokua, ndonëse po kalonte vetëm tranzit nëpër territorin e Serbisë.
Të dy u pajtuan se dialogu është platforma përmes së cilës palët arrijnë t’i zgjidhin çështjet e pazgjidhura./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme