Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.
Sipas Zyrës së Kryeministrit temë qendrore e diskutimit ishte sulmi i 24 shtatorit mbi Policinë e Kosovës, nga i cili u vra në krye të detyrës, rreshteri i Policisë, tash Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku.
“Kryeministri Kurti e njoftoi ambasadorin Abbott me veprimet e fundit të institucioneve të sigurisë, si dhe angazhimin e tyre për garantimin e integritetit territorial, sigurisë, ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë.”, thuhet në njoftim.
Ai tha se në Kosovë sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe siguria kombëtare janë cenuar të dielën.
“Armatimi i ekspozuar tregon që ka qenë në pyetje një skenar për shumë më tepër të vrarë dhe gjakderdhje në Kosovë, skenar ky që fatmirësisht është parandaluar falë profesionalizmit të Policisë së Kosovës. Policia ofron sigurinë për të gjithë qytetarët e Kosovës, për të gjitha komunitetet, pa dallim” u shpreh kryeministri.
Duke përshkruar grupin e sulmuesve, Kurti tha se bëhet fjalë për profesionistë të trajnuar për luftime, të pajisur me murtaja, zollë dhe snajperë, që nuk janë as banda të kontrabandës e as qytetarë të armatosur.
Nga informacionet preliminare, shefi i ekzekutitvit shtoi se shumica e tyre duket të kenë qenë pjesëtarë të të ashtuquajturave “Mbrojtja Civile” ose “Brigada Veriore” të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i shpalli organizata terroriste para gati tre muajve.
Teksa shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, kryeministri tha se vija kufitare me Serbinë është shumë e gjatë, në veri dhe terreni është malor, andaj është e nevojshme që të kemi bashkëpunim të shtuar vendor e ndërkombëtar për ruajtjen, mbrojtjen dhe kontrollin e kufirit.
Ambasadori Abbott shprehu ngushëllimet e tij për familjen, kolegët e të ndjerit Bunjaku, dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, teksa e dënoi sulmin kriminel e terrorist të 24 shtatorit.
Ai vlerësoi menaxhimin e situatës nga Qeveria e Kosovës, Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore për profesionalizmin dhe maturinë e shfaqur./Arbresh.info/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...