Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në samitin e Bashkimit Evropian që po mbahet në Shkup lidhur me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Në adresimin e tij para liderëve rajonalë dhe partnerëve në diskutimin, Kurti tha se nevoja për zgjerim është urgjente duke marrë parasysh agresionin rus që po vazhdon në Ukrainë, shkruan Arbresh.info.
“Vitin e Kaluar në Samitin e Procesit të Berlinit tregova idenë time për Planin e Rritjes që bazohet në disa shtylla, besojmë që BE mund të na reformojë, të reformohet dhe të zgjerohet. Procesi i Berlinit doli nga një mungesë e caktuar për ndjenjën e zgjerimit urgjent kurse tani kemi Plan për Rritje që del nga ndjenja për zgjerim urgjent për shkak se agresioni rus po vazhdon në Ukrainë.”, tha Kurti.
“Ekipi ka finalizuar agjendën dhe do të dorëzojë në BE, kjo agjendë e reformave duhet të reformojë Administratën Publike dhe ta avencojë menaxhimin me mjete publike. Fokusohet në agjendën jeshile dhe digjitalizimin. Kurse lidhur me sektorin privat do të përmirësoj qasjen e financave. Drejtohet për sigurimin e arsimit cilësor në pajtim me nevojat e tregut. Agjendë e reformave do ta avancojë luftën kundër korruspsionit gjithashtu përgatitëm listë indikative të oprojekteve për nyjet infrastrukturore, për zhvillimin ekonomik që do të financohet me çka do të përshpejtohet rritja dhe konvergjenca me BE-në.”, shtoi ndër të tjera kryeministri Kurti.
Ai tha se ky plan i rrit përfitimet për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Plotësosht e pranojëm qasjen që e kushtëzon mjetet e BE-së me vlerat e BE-së. I rrit përfitimet e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe njëkohësisht e rrit anëtarësimin e plotë për ata që janë të përkushtuar. Besojmë që aderimi në BE duhet të jetë me merita.”, u shpreh ai.
Ai tha se Plani i Rritjes nuk është vetëm mundësi për reforma dhe rritje ekonomike,sipas tij ky duhet të jetë mundësi për bashkëpunim nmes vendeve të Ballkanit.
Shefi i ekzekutivit shtoi se Kosova është e gatshme për reforma, që rajoni, siç tha ai të integrohet ekonomikisht në BE.
Kurti shtoi se kërcënimet e sigurisë të ndërpriten.
Ndër të tjera, shefi i qeverisë tha se ka kërkuar besim dhe marrëdhënie mes vendeve tona, institucione dhe popullit tonë.
Sipas tij, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë nëse liria për mallra shfrytëzohet që të bartet municione./Arbresh.info/
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...