Google ADS

Kurti fton të rinjtë nga diaspora që të kontribuojnë në Kosovë

20:27 | 7 Shtator 2023
Diellza Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i fton të gjithë të rinjtë nga diaspora të bëhen pjesë e Programit për Diplomaci Qytetare.

Përmes një video- mesazh në Facebook, Kurti ka njoftuar gjeneratën e dytë të Programit për Diplomaci Qytetare se afati për aplikim është ende e hapur, por jo edhe për shumë gjatë.

Kurti ka deklaruar se këtë vit ka rritje të numrit të vendeve të hapura për profesionistë të rinj nga diaspora nga 10 në 25, shkruan Arbresh.info.

Përveç kësaj ai bëri të ditur se janë rritur edhe fushat ku ata mund të kontribuojnë.

Afati i fundit për aplikim është 11 shtatori, e hënë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme