Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje bashkëatdhetarëve që jetojnë në diasporë që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se përfitimet nga ky regjistrim janë të thella dhe rezultatet e tij diktojnë 10 vjeçarin e ardhshëm, shkruan Arbresh.info.
Kreu i qeverisë u shpreh se diaspora është shtyllë qendore e shtetit dhe shoqërisë sonë duke shtuar se e njëjta do të jetë edhe shtyllë qendrore e qeverisjes së shtetit.
“Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Është një proces i shkurtër dhe i drejtpërdrejtë, që gjithsej duhet të zgjasë rreth 10 minuta. E përfitimet nga ky regjistrim janë të thella dhe rezultatet e tij diktojnë 10 vjeçarin e ardhshëm. Diaspora është shtyllë qendore e shtetit dhe shoqërisë sonë. Ajo gjithashtu duhet të jetë shtyllë qendrore e qeverisjes së shtetit.”, ka shkruar ai.
“Andaj, të dashur bashkatdhetarë, regjistrohuni në ediaspora.rks-gov.net deri më 17 maj.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...