Kurti-ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

22:05 | 6 Maj 2024
E.G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, takoi sot ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në këtë takim mes të tjerash ka folur për procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Me anë të një postimi në “X”, Kurti u shpreh se ua ka bërë të ditur ambasadorëve se vitin e kaluar më 26 tetor në Bruksel, Serbia ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore.

Kjo në një paketë që sipas tij do të mundësonte zbatimin e plotë të saj, duke përfshirë nenin 7 në lidhje me nenin 10.

“Përpara të nesërmes @coe, takimi për axhendën e Komitetit të Ministrave, u takova me ambasadorët e QUINT-it dhe kujtova se juristët e shquar, raportues @Dora Bakoyannis dhe @PACE_Neës, të gjithë kanë konstatuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim”, tha shefi i ekzekutivit.

Ai theksoi se procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, nuk duhet të përzihet me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

“Çështjet që kanë të bëjnë me dialogun duhet të trajtohen në Bruksel”, nënvizoi Kurti./Arbresh.info/

Të ngjashme