Kurti: 79 milionë euro të ndara në vetëm një javë për zhvillimin e Kosovës

19:10 | 15 Tetor 2023
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se këtë javë nënshkruar tri marrëveshje për zhvillimin e Kosovës.

Me anë të një postimi në X, Kurti tha se nga këto marrëveshje janë ndarë 79 milionë euro për zhvillimin e vendit, shkruan Arbresh.info.

“Këtë javë Kosova nënshkroi 3 marrëveshje me KfË gjermane, Qeverinë e Zvicrës dhe Bankën Botërore. Këto marrëveshje përfshijnë 61 milionë euro për një park të energjisë diellore, 9 milionë euro për të rritur efikasitetin e ujësjellësit dhe 9 milionë euro për riparimet e ujitjes për të mbështetur fermerët. 79 milion € të ndara në vetëm një javë për zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info

Të ngjashme