Me një letër të komandantit të KFOR-it në vitin 2009, Kosovës i është ndaluar që t’i shkyç nga rrjeti elektrik serbët në veri të vendit, ani pse ata nuk paguajnë për rrymën që e shpenzojnë.
Këtë informacion e tha sot në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu.
I pyetur se pse pjesa veriore e vendit nuk është përfshirë në raportin ku ZRRE-ja shqyrtoi dhe propozoi shtrenjtimin e rrymës, Fejzullahu tha se për energjinë e papaguar elektrike në veri, ky institucion është paditur nga Avokati i Popullit dhe si pasojë e kësaj çështjeje gjyqësore, çmimin e rrymës së papaguar në katër komunat veriore e paguan Qeveria e KOSTT-i.
“Edhe ajo pjesë ka qenë e përfshirë në tarifat e energjisë elektrike deri në vitin 2018. Avokati i Popullit ka ngrit një ankesë dhe e ka paditë ZRRE-në për të cilën jemi në proces gjyqësor. Ajo kosto nga viti 2017, dhjetor të vitit 2017 është hequr apo nuk është barrë e konsumatorëve dhe ajo ka kaluar përmes buxhetit të Kosovës, pastaj është mbuluar nga KOSTT-i dhe ZRRE-ja meqenëse ia ka ndaluar gjykata që ta përfshijë këtë kosto, ne nuk e kemi marrë parasysh as në kalkulimet e mëhershme meqenëse jemi në proces gjyqësor”, tha ai.
Fejzullahu tha se ky është problem politik, ndërsa tregoi se komandanti i KFOR-it në vitin 2009 kishte kërkuar që komunat veriore të mos shkyçen nga rrjeti energjetik.“Sa për informimin e publikut, në 2009-ën kemi pasur edhe zyrtarisht letër nga komandanti i atëhershëm i KFOR-it i cili ka kërkuar që këto katër komuna nuk guxon të shkyçen nga rrjeti energjetik, e për të cilën kanë qenë të informuar të gjithë, edhe kryeministri i atëhershëm, edhe presidenti, edhe kryetari i Policisë dhe të gjitha institucionet për shkak se ajo është zonë ku jetojnë komunitetet e ndryshme dhe rritet pasiguria”, tha ai.Për konsumatorët që preket nga shtrenjtimi i propozuar i rrymës nga ZRRE-ja, kryesuesi i bordit tha se bashkëndien me ta.
“Unë kërkoj ndjesë nashta dhe bashëndjej me ata konsumatorë sepse nuk kanë alternativë tjetër. Nuk është ZRRE-ja e cila do t’i ofrojë alternativat për furnizim me energji elektrike. ZRRE-ja duhet t’ua reflektojë koston maksimalisht secilës kategori të konsumatorëve aq sa i kushton sistemit”, tha ai.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit