Google ADS

KRU “Prishtina”: Niveli i ujit në Badovc dhe Batllavë nën nivelin maksimal të kapërderdhjes

11:05 | 17 Gusht 2021
Përparim Bublaku

KRU “ Prishtina”, ka njoftuar se nivlei i ujit në liqenin e Badovcit dhe Batllasvës është nën nivelin maksimal, duke bërë thirrje për kujdes në shfrytëzimin e ujit të pijshëm.

“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë me gjendjen e liqeneve akumuluese sipërfaqësore Batllava dhe Badoci.

Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 633.07 m mbi nivelin e detit ose 1.93 m nën nivelin maksimal të kapërderdhjes, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 646 m mbi nivelin e detit ose 3.85 m nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.

Kujdesi ndaj ujit të pijshëm, prioritet për furnizim të rregullt!”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme