Duke qenë se e mori drejtimin e partisë në kohën me të keqe të saj atëherë kur përjetoi rënien më të madhe të saj, Memli Krasniqi në një intervistë për arbresh.info ka thënë, se qëllimi i tij është ta transformojë PDK-në e jo ta tjetërson.
“Nuk është qëllimi im që ta tjetërsoj PDK-në, por që ta transformojë”, kjo, sipas tij, ndodhë duke i vë njerëzit që janë pjekur politikisht në rendin e parë dhe prurje të reja, figura të rëndësishme.
I pyetur se a mund të arrij PDK-ja votën që e ka pasur dikur, si në kohën e ish-kryetarit Hashim Thaçi, Krasniqi është shprehur optimist lidhur me këtë.
“Një nga objektivat themelore të partive politike janë marrja e besimit elektoral dhe për të arritur deri këtu normalisht që ka punë. Ne kemi pasur një fazë kur kemi fituar zgjedhjet në kohën e ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit tonë zotëri Thaçit që nga viti 2007. Unë jam krenar që kam qenë pjesë e krejt atyre ekipeve dhe qeverive dhe kemi pasur një mbështetje popullore që ka qenë një mbështetje që ka qenë diku me mbi 200 mijë vota, prej zgjedhjeve në zgjedhje kemi arritur në 220 mijë vota. Sot, unë jam i bindur se jemi në rrugë të drejt për tu rikthyer, si fillim këtë numër të votave, por padyshim për të arritur edhe më shumë”, ka thënë Krasniqi.
Ai thotë se ka pasur fat të punoi me Thaçin e Veselin, por deklaron se do të krijojë qasjen e tij brenda PDK-së.
“Kam pasur fatin dhe nderin të punojë edhe me zotëri Thaçin dhe zotëri Veselin gjatë. Kam qenë nënkryetar edhe i zotëri Thaçit dhe zotëri Veselit. Kam punuar me zotëri Thaçin në qeveri, ndërsa kam punuar me zotëri Veselin në Kuvend, por mbi të gjitha kemi punuar në parti. Angazhimet e tyre vërtetë kanë qenë të shumë të mëdha, kanë qenë njerëz dinamik, punëtorë dhe normalisht krejt që krejt ato të mira ë të dyve unë i njohë dhe i di. Gjithsesi do ta krijojë qasjen time dhe mënyrën time të udhëheqjes”, ka thënë lideri i PDK-së.
Ai ka thënë se qytetarët janë emancipuar shumë sa i përket votës pasi për një periudhë të shkurtër patë një rezultat krejt ndryshe.
Shiko intervistën e plotë:
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj