Google ADS

Krasniqi: PDK është pro shkurtimit të fushatës, por edhe respektimit të Kushtetutës

19:05 | 13 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit e partive politike ka thënë se janë kundër shtyrjes së zgjedhjeve.

Ai pas takimit ka thënë se në rend të parë është ruajtja e shëndetit të qytetarëve, por edhe respektimi i demokracisë.
Krasniqi ka thënë se janë për shkurtim të fushatës, apo edhe pezullim të saj.

“Kemi shprehur qëndrimin ton që jemi të gatshëm jo vetëm të shkurtohet fushata por edhe të pezullohet në tërësi, por që të ketë mbikëqyrje rigoroze të masave”, ka thënë Krasniqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme