Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencë për shtyp sikurse ministri Osmani shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave në aksidentin tragjik në Bullgari.
Spasovski tha se institucionet janë këtu për të ofruar ndihmë sipas nevojave dhe se transportimi i viktimave do të paguhen nga shteti.
“Sot njoftova ministrin bullgar Rashkov dhe i thash se një ekip i MPB-së si policia e uniformuar dhe e komunikacioni si dhe policia e krim-teknikës nisi për Bullgari për të ndihmuar policët bullgarë”, tha Spasovski duke shtuar se edhe shërbime tjera nga Maqedonia e Veriut janë nisur për ta ndihmuar ekspertizën.
“Besoj se shumë shpejt do të kemi përgjigje ndaj të gjitha paqartësive rreth kësaj tragjedie dhe do të kemi efikasitet në vërtetimin e përgjegjësisë. Ajo që mund ta them tani është se është bërë kontroll i fundit teknik i autobusit është bërë më 5 tetor 2021 ndërsa procedura hetimore do t’i jap të gjitha detajet”, tha Spasovski./Telegrafi Maqedoni/
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...