Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Wiliam Walker, bëri homazhe në memorialin në fshatin Reçak të Shtimes.
Në 25 vjetorin e masakrës së Reçakut, të kryer nga shteti serb mbi popullatën civile shqiptare, kryetari Konjufca tha se kjo ishte një ndër aktet më mizore të gjenocidit të Serbisë, e cila për botën demokratike shënoi edhe vijën e kuqe për Serbinë okupatore, gjë që solli edhe bombardimet e NATO-s, duke i hapur rrugë edhe çlirimit të plotë të Kosovës, përcjell Arbresh.info.
“Pas Reçakut e gjithë bota demokratike e kuptoi se gjuha të cilën e njeh Serbia është vetëm gjuha e forcës, sepse përndryshe nuk do të ndalej lufta në Kosovë dhe nuk do të ndaleshin masakrat që po i kryente gjithandej vendit”, tha kryetari Konjufca, duke shtuar se çdo 15 janar do të mblidhen në Reçak për t’i kujtuar martirët dhe dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Kryetari Konjufca mori pjesë edhe në akademinë përkujtimore, e cila u mbajt në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, ku nga një fjalë rasti mbajtën presidentja Osmani, kryeministri Kurti, ish-ambasadori Walker, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe kryetari i fshatit Reçak, Adem Ramadani./Arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...