Google ADS

Konfirmohet raportimi i Arbresh.info: Lumir Abdixhiku, por dhe Memli Krasniqi merren në mbrojtje nga Policia e Kosovës

20:16 | 6 Nëntor 2023
E.G

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransiqi është marrë në mbrojtje nga Policia e Kosovës.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i kësaj partie, Valmir Klaiqi.

Sipas Klaiqit, kreut të PDK-së i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë me rekomandimin e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së.

“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë”, tha Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK.

Arbresh.info ishte i pari medium i cili kishte raportuar lidhur me marrjen ne mbrojtje nga Policia e Kosoves te kreut te LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Së fundmi,  zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka konfirmuar raportimin e portalit “Arbresh.info”se kryetari i këtij subjekti politik është marrë në mbrojtje nga Policia e Kosovës.

“Po, lajmi është i vërtetë! Për të gjitha informacionet e tjera, ju lutem kontaktone Policinë e Kosovës”, ka thënë ajo.

Arbresh.info është në pritje të konfirmimit edhe nga Policia e Kosovës.

Arbresh.info do të ju mbajë të informuar tutje.

LEXO EDHE:

A u kërcënua Lumir Abdixhiku?! Mbrojtja e afërt e Policisë së Kosovës i ofron siguri kreut të LDK-së?

 

 

Të ngjashme