Gjenerali i KFORI-it, Major Franco Federici, përmes një komunikate për medie, ka thënë se kanë shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të trafikut të prekura nga bllokimet.
Përmes një komunikatë për medie, thuhet se këto veprime janë ndërmarrë në bazë të mandatit të tyre, që rrjedh nga rezoluta 1244 e OKB-së.
“KFOR -i ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm në terren duke shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të trafikut të prekura nga bllokimet e rrugëve dhe duke vendosur njësitë e tij në pikat e kalimit kufitar Jarinje dhe Brnjak, në përputhje me mandatin e tij, që vjen nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB -së të vitit 1999. KFOR gjithashtu ka zhvilluar bisedime me të gjitha palët e përfshira në ndërprerjen e protestave në Kosovën Veriore”, thuhet në komunikatë, transmeton arbresh.info.
Poashtu aty thuhet se masat e KFOR-it kanë për qëllim uljen e tensioneve dhe rikthimin e një mjedisi të lirë dhe të sigurt dhe sigurisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet./arbresh.info/
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës