Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbështetur kërkesën e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për transferimin e katër kosovarëve që po mbahen në burgjet e Serbisë.
Kurti është shprehur se Kosova ka juridiksion të njohur ndërkombëtarisht mbi trajtimin e veprave që kryhen brenda territorit të saj, shkruan Arbresh.info.
Ai gjithashtu tha se Kosova do të sigurojë trajtim të pavarur e të paanshëm ndaj çdo pretendimi që ngritet ndaj qytetarëve të saj.
“Në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore, sipas Marrëveshjes Bazike për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të shpallur ligjërisht të obligueshme nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ministrja jonë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i është drejtuar ministres së Drejtësisë së Serbisë për transferimin në Republikën e Kosovës të katër të burgosurve shqiptarë në Serbi”, ka shkruar Kurti.
“Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa, gjenden në burgjet e Serbisë mbi pretendimet për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Republika e Kosovës ka juridiksion të njohur ndërkombëtarisht mbi trajtimin e veprave që kryhen brenda territorit të saj. Si shtet demokratik që mbron dhe siguron të drejtat e njeriut përtej standardeve evropiane, republika jonë do sigurojë trajtim të pavarur e të paanshëm ndaj çdo pretendimi që ngritet ndaj qytetarëve të saj”, shtoi ai.
Ndryshe, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bëtë të ditur se i është drejtuar me një letër ministres serbe të drejtësisë, Maja Popoviç ku ka kërkuar që kosovarët që po mbahen në burgje të Serbisë, të kthehen në Kosovë dhe të gjykohen këtu./Arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...