Google ADS

Kamberi: Vuçiq i di edhe çmimet e produkteve në treg, e s’po di se grupi terrorist do e sulmojë Kosovën

00:04 | 29 Shtator 2023
E.G

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se është e pamundur që Vuçiq i cili i di çmimet edhe të produkteve të mos dijë për grupin terrorist serb.

Ditë më parë, presidenti serb kishte përmendur çmimet e produketeve në treg ndërsa për grupin i cili sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator, mohon të ketë informacione, shkruan Arbresh.info.

Ndër të tjera, Vuçiq në një intervistë për Reuters tha se Serbia do të nis hetim për vrasjen e policit, Afrim Bunjaku.

”Është e pamundur që presidenti i Serbisë, i cili di çmimet edhe të produkteve më të thjeshta në treg, të mos e dijë se një grup super i armatosur i terroristëve serbë po planifikonte të sulmonte Kosovën”, ka thënë Kamberi./Arbresh.info

Të ngjashme