Google ADS

Ish-shefi i Njësisë Speciale në veri shpallet në kërkim nga Interpoli

19:34 | 7 Dhjetor 2023
E.G

Përveç Radoiçiçit, ish shefi i njësisë speciale në veri Uglesha Jarediq është në mesin e personave të shpallur në kërkim nga INTERPOL për sulmin terrorist kundër sovranitetit dhe integritetit të Republkës së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Enver Dugolli, nënkryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës në një postim në Facebook.

“Ky ishte integrimi i serbëve në veri që pretendohej që arriti marrëveshja e 2013-tës!! Pra, janë paguar me taksat e qytetarëve tanë ndërsa kanë punuar kundër Republikës së Kosovës dhe në dobi të Serbisë. I tillë ishte/është edhe ish polici Uglesha Jarediq”, ka shkruar tutje Dugolli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme