Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, ka treguar se si i erdhi lajmi për vrasjen e familjes Jashari në kohën sa ky ishte në Maqedoni.
Ai thotë se Sllobodan Millosheviq e kishte të pamundur të mundte UÇK-në dhe për pasojë vriste shqiptarë të pafajshëm.
“Kur i trajton njerëzit keq, të ngriten kundër më shumë. Sa herë që luftonin kundër UCK-së, vrisnin shqiptarë. Kështu shqiptarët irritoheshin edhe më shumë”, tha ai në Klan.
Ai tregon edhe se si i erdhi lajmi për vrasjen e familjes Jashari.
“Në mars 1998 Shkova në Maqedoni të shihja task-forcën me 1000 ushtarë në kufi. Kur u ula mora një telefonatë nga ambasadori amerikan. Më kërkoi të takohesha urgjent me presidentin Gligorov. Ai më tha se dicka shumë e keqe do të ndodhë. Serbët bënë një gabim të madh. Kanë vrarë të gjithë familjen Jashari dhe kanë acaruar shqiptarët”, thotë ai. “Ai më tha: Shqiptarët nuk janë si boshnjakët, këta do të luftojnë. Këtu do të ketë vërtetë konflikt”, shtoi gjenerali Clark/TVKLAN/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...