Enver Hoxhaj ish-ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të kësaj partie ka thënë se kanë diskutuar lidhur me organizmin e Konventës Zgjedhore të 3 korrikut.
Ai ka thënë se qëllimi i mbajtjes së konventës është rikthimi i PDK-së si parti e parë.
“Mbledhja ka një qëllim që të përgatitemi për mbajtjen e Konventës që mbahet më 3 korrik. Ndërsa qëllimi i Konventës është kthimi i PDK-së si parti e parë.
Anëtarët e PDK kërkojnë që PDK të ndryshojë dhe të fitojë”, tha Hoxhaj, raporton arbresh.info.
Ai ka thënë se pritja afatshkurta nga zgjedhja e kryetarit të ri është rikthimi i komunave, ku ka thënë se në zgjedhjet lokale do të rikthejnë Mitrovicën e Prizrenin.
“Pritja jonë kryesore afatshkurta është rikthimi jonë në shumë komuna dhe ju do ta shihini se më 17 tetor PDK-ja do të kthejë shumë komuna duke përfshirë Mitrovicën dhe Prizrenin”, tha Hoxhaj.
Ai nuk ka treguar nëse do të këndojë për kryetar, por ka thënë se për këtë do të fillojë të mendoj nga sot dhe për këtë do të flas edhe me kolegët nga partia./arbresh.info/
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...