Duke folur për projektligjin e buxhetit për vitin 2018, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu tha se pjesa e buxhetit që është ndarë për Këshillin Gjyqësor të Kosovës është tejet e ulët. Sipas saj, në këtë projektligj, buxheti që është paraparë të ndahet për KGJK nuk ia mbulon shpenzimet këtij këshilli, raporton arbresh.info.
“Numri i bashkëpunëtorëve për prokuror dhe gjyqtar është shumë i vogël. Në këtë buxhet nuk është paraparë rritja e punëtorëve në KGJK dhe KPK. KGJK-së i është ndarë buxhet më pak se sa ky këshill ka nevojë”, u shprehë Haxhiu.
Madje, Haxhiu tha se Këshillit Gjyqësor i duhen më së paku edhe 150 mijë euro vetëm për personat të cilët janë shpallur të pafajshëm pas qëndrimit të tyre në burgje.
“Buxheti për KGJK askund nuk është përfshirë buxheti për persona të cilët janë shpallur të pafajshëm, pas qëndrimit të tyre për një kohë në burgje. KGJK i duhen edhe 150 mijë euro për t’i kryer obligimet ndaj qytetarëve që janë mbajtur në burg pa faj”, u shprehë Haxhiu./Arbresh.info
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut