Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në terminalin doganor në Merdare-Podujevë.
Sipas Policisë së Kosovës hajnat kanë thyer një pjesë të murit prapa objektit dhe në depo kanë marrë sasi të cigareve të cilat ishin konfiskuara nga dogana.
“Fsh. Merdare, Podujevë 25.10.2021 – 20:37. Është raportuar se në terminalin doganor është thyer muri prapa objektit dhe nga depoja janë vjedhur cigare të cilat ishin konfiskuar nga dogana pasi ishin të pa doganuara. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar ë, zyrtar ë të sigurimit të terminalit, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./arbresh.info/
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është ...
MCA, Kurti: Ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i men...
Zyrtari i lartë amerikan arrin në Kosovë, pritet në takim ng...
Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK: Nuk ka vend për panik...
Biden, fonde federale shtesë për shuarjen e zjarreve në Kali...
Lëkundje tërmeti në Malin e Zi