Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar sot takim në formë virtuale me homologun e saj nga Banglladeshi, AK Abdul Momen.
Temë diskutimi gjatë këtij takim ishte mundësia e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fusha të interesit të përbashkët duke i vlerësuar shumë të mira raportet midis dy vendeve.
Bashkëpunimi ekonomik, kulturor dhe ai në fushën e arsimit u konsideruan si pika në të cilat dy vendet mund të shkëmbejnë përvojat, thuhet në komunikatën e ministrisë.
Gjithashtu palët gjatë këtij takimi folën edhe për angazhimin në drejtim të menaxhimit të situatës me pandeminë Covid-19.
Nga ana e tij, ministri i Punëve të Jashtme i Bangladeshit, theksoi qëndrimin mbështetës të shtetit të tij karshi Kosovës për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar./arbresh.info/
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...