Eskalon situata në një lokal në Gjakovë, sulmohet inspektorja gjatë punës

10:07 | 29 Shtator 2021
S D

Është raportuar se gjatë detyrës është sulmuar një inspektore e AUV-it, në një lokal në Gjakovë, shkruan arbresh.info.

Inspektorja ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq pronari ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

“Fsh. Hereq, Gjakovë 28.09.2021 – 22:20. Viktima femër kosovare  inspektor i AUV-it ka raportuar se derisa kishte qenë në kryerje të detyrës së bashku me dy kolegë të saj në inspektim, kishin hasur një lokal të hapur, duke  punuar. I dyshuari – pronari i lokalit i kishte fyer inspektorët pastaj e kishte sulmuar viktimën e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore por i dyshuari nuk është hasur pasi e kishte mbyllë lokalin dhe ishte larguar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme