Drejtuesi i veturës del në shiritin e kundërt, shkakton aksident

19:51 | 27 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident në Rahovec i cili ka ndodhur në orën 16:00

Sipas zëdhënësit të PK-së, Nysret Gjuka, aksidenti ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit BMV kishte dalë në shirtin e kundërt të lëvizjes, ku pas përplasjes me shiritin mbrojtëse të rrugës, kishte goditur një veturë të tipit mercedes.

“Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshimti kishte qene duke e drejtuar automjetin e tipit BMË 320 D, e qe ishte duke qarkulluar ne aksin rrugore Rahovec- Malishevë, me te arritur ne Rrugën “Shkodrani” ne dalje te qytetit te Rahovecit, nuk e mbanë shiritin e djathte te lëvizjes ti, dhe kalon ne shiritin e kundërt te rrugës, fillimisht me pjesën pare ballore te majte, përplasët për mbrojtëse metalike, te rrugës, ku papritmas me pjesën e pare ballore te majtë, e godet ne pjesën e pare ballore te djathte, automjeti Mercedes, i cili ishte duke qarkulluar ne drejtimin e kundërt, me këtë rast shkaktohen dëme te konsiderueshme materiale ne automjete, lëndime trupore pësojnë dy drejtuesit e automjeteve te larte shënuar”, ka thënë Gjuka.

Ai ka bërë të ditur se dy drejtuesit e veturave kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës.

“Të lënduarit, fillimisht ju afrohet ndihma e pare nga mjeket QKMF-Rahovec, duke i transportuar ne drejtim te spitalit rajonal Isa Grezda ne Gjakove, drejtuesi i automjetit Mercedes , pëson frakturë trupore, si pas mjekëve kujdestar gjendja e tije është jashtë rrezikut për jetë, dhe mbete për shërim te mëtutjeshëm, drejtuesi i automjetit BMË, pëson lëndime jo te rënda trupore, mbete për tretmanë mjekësorë ne spitalin rajonal te Gjakove”, ka bërë të ditur ai..

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestarë i Shtetit, dhe me urdhër te tije, rasti shkon ne procedurë te rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme