Do të kërkoni njohjen e Kosovës nga Ukraina? Osmani: Jam e bindur se ai moment do të vijë, bashkë me fitoren e saj

11:34 | 28 Shkurt 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që po merr pjesë në samit, ka theksuar se në Samit do të flasë për hapat konkretë që po ndërmerr shteti për të mbështetur Ukrainën, duke treguar veprimet e Kosovës që ka ndërmarrë deri tash në përkrahje të Ukranisë.

Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se Kosova mbështet Ukrainën dhe popullin e saj.

“Rusia është duke bërë invazion ilegal ndaj Ukrainës dhe ne këtë e kemi kundërshtuar duke i vendosur sanksione Rusisë, këtë do ta bëjmë edhe tash e tutje. Sot në Samit do të falas për hapat konkret që Kosova po i ndërmerr në këtë drejtim së bashku me aleat dhe do të jemi këtu deri në fitoren e Ukrainës”, është shprehur presidentja Osmani.

Ajo u pyet se nëse do të kërkojë nga presidenti Zelensky që të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Këto janë çështje bilaterale. Ne gjithnjë e kemi bërë një kërkesë të tillë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me mirëkuptimin e plotë që Ukraina është në gjendje të jashtëzakonshme, në gjendje lufte, duke luftuar për liri. Jam e bindur që ai moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës”, ka deklaruar Osmani./rtk

Të ngjashme