Termokosi ka njoftuar se ka filluar ngrohjen e parakohshme për shkak të uljes së temperaturave.
Kjo është e bërë e ditur përmes një njoftimi për mdie, ndërsa thuhet se ngrohja do të nisë nesër në orët e mëngjesit.
Njoftimi i plotë:
Pasi janë përcjellë me kujdes lëvizjet e temperaturave të ajrit, dhe pas përkeqësimit të motit, NP “Termokos” Sh.A, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për fillimin e parakohshëm të furnizimit me ngrohje.
Fillimin e furnizimit me ngrohje e ka nisur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka uruar për një sezon të mbarë ngrohës.
Ai ka falënderuar menaxhmentin e NP “Termokos” dhe gjithë punëtorët për angazhimin dhe kontributin, që kanë dhënë për funksionimin e ndërmarrjes.
“Unë gjithmonë e kam përmendur “Termokos”-in si një storie suksesi”, ka thënë kryetari Ahmeti optimist për zhvillimin e mëtutjeshëm të projekteve dhe të ndërmarrjes.
Ndërkaq, Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., Arsim Fetahu ka falenderuar kryetarin Ahmeti për mbështetjen e vazhdueshme, që ka ofruar për ndërmarrjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer përgjatë këtyre viteve.
Pas nënshkrimit të aneks kontratës për furnizim me energji me KEK-un, NP “Termokos” ka filluar sot të marrë sasitë e para të energjisë. Gradualisht energjia termike do të nisë të shpërndahet në rrjetin e ngrohjes, ndërsa efekti i saj pritet të vërehet nesër në orët e mëngjesit tek konsumatorët tanë.
Bazuar në Rregulloren për kushtet e përgjithshme të furnizimit me energji të ZRRE-së, përkatësisht nenit 6 të saj, pikës 2 dhe 3, në raste si këto kur temperaturat e ajrit janë më të ulëta se 12 gradë Celzius, atëherë mund të fillojë furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje.
Sado që, ky është një furnizim i jashtëzakonshëm me ngrohje, dhe si rrjedhojë edhe fillim i parakohshëm i sezonit ngrohës 2021/2022, shpresojmë për një sezonë të mbarë dhe të suksesshëm ngrohës./arbresh.info/
Kurti dhe Mickoski diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...