Dialogu Kosovë-Serbi po trajtohet me seriozitet të plotë dhe në mënyrë të barabartë, vlerëson deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hyseni.
Por sipas tij, ata që duan bllokim e procesit të normalizimit në vend normalisht do të shfrytëzojnë çdo pretekst për të penguar dhe rrënuar Kosovën.“Mendoj që do të duhej të trajtohej siç është dhe ajo që bënë Qeveria e Kosovës kryeministri Kurti është ajo që duhet të bëhet. Nëse është dialog të trajtohet nga të dyja palët. Por nëse janë negociata dhe ajo kërkon barazinë, reciprocitetin dhe kërkon përgjegjësinë e dyanshme për t’i zbatuar marrëveshjet.
“Kryeministri Kurti ka konsoliduar pozicionin e Kosovës.Ata që duan rrënim dhe bllokim të procesit të normalizimit në Kosovë normalisht do të shfrytëzojnë çdo pretekst për të penguar procesin, për të rrënuar Kosovën. Kosova duhet të bashkohet në sfidën që ka në raport me Serbinë”,ka thënë ai për Ekonomia Online.
Tutje, ai tha se zgjedhjet të reja do të ishin një absurd i llojit të vet dhe në këtë mënyrë do të bëheshim ndër popujt që bëjnë zgjedhje më së shpeshti.
“Zgjedhjet të reja do të ishin një absurd i llojit të vet. Dhe do të bëheshim ndër popujt që bëjnë zgjedhje me së shpeshti pa arsye pa gjasa që të ndryshojë diçka. Kosovës i duhen ndryshime pozitive dhe ato janë në proces”, tha Hyseni.
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...
Zhduken dy gra në dy raste të ndara në Rahovec
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...