Deputeti i LVV-së: Nën lidershipin e Kurtit, Kosova po hapëron e sigurt drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës

23:37 | 13 Mars 2024
E.G

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca ka reagaur pas vendimit të Qeverisë për zbatimine  vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka deklaruar se nën lidershipin e kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti, Kosova po hapëron e sigurt drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, shkruan  Arbresh.info.

“Gjë që do t’i sjellë shumë të mira shtetit dhe popullit tonë, ndër to edhe të qenurit nën juridiksionin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, shkruan Gjyshinca ndër tjera në Facebook.

Sipas tij, vendimi i sotëm edhe pse shumë i vështirë, duke e ditur kronologjinë e kontekstin e tij si proces, është dëshmi e fortë për guximin, pjekurinë politike dhe prioritizimin strategjik në dobi të interesit të shtetit që ka Qeveria Kurti./Arbresh.info/

Të ngjashme