Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka reagaur pas vrasjes së një gruaje në Pejë.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se derisa pushteti po punon me simbolika dhe fjalë, gratë po vriten çdo ditë, shkruan Arbresh.info.
“Para tri ditësh u vra Erona – sot Gjyljeta. Të dyja nga partnerët e tyre. Njëra para dhe tjetra gjatë Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Derisa pushteti po punon me simbolika dhe fjalë, gratë po vriten çdo ditë, nëpër tërë territorin e Kosovës – pa mbrojtje, pa za, pa mbështetje.”, ka shkruar Deliu-Kodra.
“Dhembje pa fund. E shokuar!”, përfundoi ajo.
Ndryshe, sot është vrarë një grua në Pejë.
Dorasi dyshohet të jetë bashkëshorti i viktimës.
I dyshuari është arrestuar./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vritet një grua në Pejë, dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti
Parashikimi i motit për sot
Çfarë kanë të përbashkët njerëzit e lumtur
SHBA ka ashpërsuar sanksionet ndaj bankave dhe energjisë rus...
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas...
Rutte: NATO është e fortë, së bashku po e bëjmë edhe më të f...
Von der Leyen: Të hapur për negociata me SHBA-në për tarifat